Reshjet e shumta të shiut dëmtuan shumë kultura bujqësore
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 08 July 2018
Reshjet e shumta të shiut e edhe breshri që kohë pas kohe ra në vise të ndryshme të vendit, i dëmtuan shumë kultura bujqësore. Në Ministrinë e Bujqësisë thonë se reshjet mund të ndikojnë keq në rendimentet dhe cilësinë e produkteve bujqësore. Më të dëmtuarit nga shiu dhe breshri, janë bujqit e Komunës së Rahovecit, të cilët presin mbështetje nga shteti.
Është rreth të 70-tave, dhe thotë se nuk mban mend të ketë rënë ndonjëherë më shumë breshër se që ra më 14 qershor të këtij viti.
Latif Popaj, bujk nga Fortesa e Rahovecit, thotë për Radio Kosovën se ky breshër ia ka shkatërruar katër hektarë me grurë dhe disa të tjerë me speca, duke i shkaktuar dëme shumë të mëdha.
“Tre hektarë speca m’i ka prish. Dëmi shihet me sy. Shpresoj që qeveria do të na ndihmojë. Me hy në llogaritje, te ne hektari i mbjellë me spec më së paku i qetë 10 mijë euro, më së paku. Tash me llogarit dëmin me hektar, diku 40 mijë euro dëme më janë shkaktuar, tha Popaj.
Edhe Ismajl Morina, nga Gexha, thotë se nga reshjet e breshrit dhe të shiut i janë dëmtuar disa hektarë me perime, nga të cilët këtë vit nuk do të mund të marrë fryt. Morina, ashtu si edhe Latif Popaj thonë se nga mos kompensimi i dëmit, po humb vullneti për punë.
Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Bujqësisë për gjendjen aktuale të bimëve në vend pas reshjeve të shumta të shiut dhe breshrit. Por, në këtë ministri nuk ka ndonjë raport lidhur me gjendjen e bimëve. Bali Lestrani, shef i Divizionit për Prodhimtari Bimore dhe Ujitje në këtë ministri, tha se reshjet e shumta te bimët, nuk ndikojnë mirë.
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...