Turqi, shkarkohen 18 mijë nëpunës civilë para heqjes së gjendjes së emergjencës
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 08 July 2018
Turqia lëshoi një dekret këtë të dielë, përmes së cilit shkarkohen nga puna më shumë se 18 mijë nëpunës civilë, gati gjysma e të cilëve vijnë nga radhët e forcave policore, pikërisht përpara heqjes së mundshme gjatë këtij muaji të gjendjes së emergjencës, të vendosur prej dy vitesh, që pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti të korrikut të vitit 2016.
Dekreti vjen pas fitores së presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar, e vetëm një ditë përpara se ai të bëjë betimin, tashmë në krye të një presidence të fuqishme ekzekutive.
Dekreti në fjalë shkarkon 199 akademikë nga universitetet anembanë vendit, sikurse më shumë se 5.000 pjesëtarë të Forcave të Armatosura.
Autoritetet turke në fakt, sipas asaj që deklaroi zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB gjatë muajit mars, ka shkarkuar që prej puçit të dështuar ushtarak rreth 160 mijë nëpunës civilë.
Mes të ndaluarve apo të paraburgosurve, më shumë se 50 mijë vetë janë përballur me akuza formale dhe janë mbajtur në qeli edhe gjatë gjykimit.
Aleatët perëndimorë të Turqisë kanë kritikuar ashpër këtë fushatë spastrimi. Kritikët e presidentit Erdogan e akuzojnë atë se po e përdor grushtin e dështuar të shtetit si pretekst për të shtypur disidentët. Turqia, nga ana e saj, shpjegon se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...