Sport

Babai i Januzajt i quan amatera Ismet Munishin dhe Bylbyl Sokolin (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 05 July 2018

Abedin Januzaj, prindi i futbollistit të Belgjikës, Adnan Januzaj është deklaruar për intervistën e djalit të tij.

Januzaj para disa dite kishte deklaruar se është dhe ndihet si belg, duke hedhur poshtë në njëfarë mënyre prejardhjen shqiptare.

Për televizionin “Lajm TV”, Abedini ka folur shumë gjëra duke përgënjeshtruar edhe intervistën e Januzajt.

-Advertisement-

“Nuk e kom pas dijeni deri tash vonë, kinse Januzaj e ka mohuar origjinën shqiptare. Por këtë gjë e kanë bërë njerëzit e pa papërgjeshëm dhe jo të mirë. Pasi kjo intervistë nuk ka pasur të bëjë për Kosovën”, ka thënë prindi i Adnanit.

Abedini gjithashtu ka kritikuar ashpër edhe analistët dhe trajnerët e njohur në Kosovë, Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli.

“Dy njerëz që unë nuk i kam njohur, madje as që e kam ditur se kush janë ata. Por kohëve të fundit më kanë ardhur informatat se kush janë ata të cilët ofendojnë Januzajn dhe familjen. Ky është një gjest shumë i vogël, nga ata njerëz që mendojnë për se janë profesionist. Këta janë, Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli. Këta janë njerëz të papërgjeshëm, dalin në media dhe flasin të pavërteta. Unë dua vetëm t’ia sqaroj opinionit se Adnani nuk e ka mohuar dhe s’do ta mohoj kombin e tij. Nëse me këta persona kam diçka private, nuk e kam problem edhe të flas me ta. Këta kanë dështuar në karrierën profesionale futbollistike dhe si trajner. Prandaj merren me këto gjëra”, ka thënë Abedin Januzaj.

Abedini flet edhe për golin e Januzajt që e shënoi ndaj Anglisë.

“Januzaj ka punuar shumë. Dhe me plotë meritë ai është ftuar nga trajneri i Belgjikës. Adnani është një lojtar shumë i disiplinuar dhe nuk lazdrohet shumë. Prandaj Belgjika e ka ftuar. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djalit tim”, ka shtuar Abedini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera