Lajme

Gjilan: Hetuesi i Policisë sulmohet me grusht hekuri

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 30 June 2018

Një zyrtar policor është sulmuar dje pasdite në rrugën “Esat Berisha” në Gjilan.

Zyrtari policor i cili është pjesë e njësitit të hetimeve në Stacionin kryesor të Policisë në Gjilan, ka qenë duke ecur rrugës kur sulmuesi i tij me inicialet M.K.SH e ka goditur me grusht hekuri në fytyrë.

Polici ka arritur të mbajë të dyshuarin dhe të ndalojë atë derisa njësia patrulluese ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të arrestuar atë.

-Advertisement-

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani ka treguar se polici ka marrë disa lëndime në fytyrë dhe se rasti është duke u hetuar tutje. “Zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ndaj tê dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. Rasti në Prokurorinë Themelore”, ka thënë ai për KosovaPress.

Hashani nuk ka treguar tutje nëse sulmi ndaj hetuesit vjen si pasojë e ndonjë rasti të cilin ka qenë duke e hetuar apo nëse lidhet me punën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera