Këta janë ministrat e deputetët që do të u kontrollohet pasuria
Autori: Gazeta inFokus
15:47 | 29 Qershor 2018
Zyrtarët politik për të cilët Agjensioni Kundër Korrupsionit ka dyshime do tu kontrollohet pasuria.
E në këtë listë bëjnë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të vendit duke filluar nga presidenti, ministrat, deputetët deri te këshilltarët komunal, shkruan GazetaFokus.
Tre është numri i ministrave që do tu kontrollohet pasuria, ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçicës, ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi dhe ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.
Por numri i deputeteve është dukshëm më i madh, gjithsej 20.
Pasuria do ti kontrollohet të pari të Vetëvendosjes Albin Kurtit, së bashku me 6 deputetë të tij, Saranda Bugujevcin, Fitore Pacolli-Dalipin, Adem Mikullovcin, Fatmire Kollçakun, Sali Zyben, Ali Lajçin.
E njëjta kontroll pasurie do tu bëhet dhe katër deputetëve të PDK-së, Xhevahire Izmakut, Evgjeni Thaçi – Dragusha, Elmi Reçicës dhe Zenen Pajazitit.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanj janë pjesë e kësaj liste.
Gjithashtu në këtë listë janë edhe deputeti i Nisma-së, Milaim Zeka, ai i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, i PSD-së, Visar Ymeri, i Alternativës, Ilir Deda.
Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve janë pjesë e kësaj kontrolle, Duda Balje deputete e VAKAT, Slavko Simic nga Lista Serbe, Müfera Srbica – Şinik nga 6+ dhe Emilija Redžepi nga Partia e Re De Demokratike (NDS).
GazetaFokus gjatë të premtes ka raportuar se pjesë e kontrolleve që do të bëjë Agjencia Kundër Korrupsionit është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Bashkë me të do të kontrollohet edhe Evgjeni Thaçi – Dragusha.
Lexo edhe: Edhe Hashim Thaçit e mbesës së tij do ti kontrollohet pasuria
Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve të lartë politik në Kosovë të cilave do të u kontrollohet pasuria. Kliko ketu/GazetaFokus.

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...



































