Lajme

Ekskluzive: Hashim Thaçi rrëfehet tek Ramush Haradinaj për dialogun me Serbinë (dokument)

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 28 June 2018

Për atë që po flet në Bruksel me homologun e tij serb Hashim Thaçi duhet të rrëfehet para Ramush Haradinajt.

Të premten në një mbledhje qeverie Thaçi është ftuar të raportoj tek Ramush Haradinaj e kabineti i tij qeveritarë për krejt bisedimet mes tij e presidentit serb Aleksander Vuçiq, shkruan Gazeta Fokus.

Për këtë qeveria e drejtuar nga kryeministri Haradinaj ka ftuar mbledhjen e 54 të kabinetit me vetëm një pikë në rendin e ditës.

-Advertisement-

“Prezantimi i Presidentit të Republikës së Kosovës SH.T.Z. Hashim Thaçi për dialogun Kosovë-Serbi”, është pika e vetme ku do të diskutohet nga ora 11.30 gjatë dites së premte, transmeton Gazeta Fokus.

Por Hashim Thaçi nuk ka pritur që ramush Haradinaj ta ketë ekskluzivitetitn e dëgjimit të tij pas kthimit nga Brukseli.

Një konferencë të jashtëzakonshme Thaçi e ka mbajtur gjatë të enjtes para medieve e ku ka folur pikërisht për dialogun me Serbinë.

Thaçi ka folur për fillimin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur rreth takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, Thaçi u shpreh se ky takim ka qenë bashkëpunues në kërkimin e modaliteteve dhe opsioneve se çfarë mund të arrihet në këtë proces por edhe për të parë se çfarë është e pamundur në këtë proces.

“Ky ishte vetëm një takim, në javët dhe muajt e ardhshëm në takimet e tjera do të diskutohet substanca e marrëveshjes përfundimtare. Në këtë takim është folur vetëm për kornizën e marrëveshjes, asgjë tjetër”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se presin që së shpejti të mbahet takimi i radhës.

Presidenti Thaçi, shtoi se marrëveshja përfundimtare do të jetë ligjërisht, ndërkombëtarisht obliguese për të gjitha palët.

Ai ka kërkuar që mes partive politike në Kosovë, të arrihet sa më shpejtë një konsensus sa më i gjerë për dialogun.

“Ftoj edhe ekspertët, akademikët, shoqërinë civile edhe mediat që të bëhen pjesë e këtij diskutimi”, tha Thaçi.

Ai shtoi se është i gatshëm që t’i adresohet Kuvendit të Kosovës për të informuar deputetët dhe qytetarët për këtë fazë përfundimtare të dialogut.

“Në fund të fundit marrëveshja do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për të marrë vulën nga të zgjedhurit e popullit”, tha Thaçi.

Thaçi shtoi se bisedimet në këtë fazë finale ashtu siç kanë filluar pret të jenë të rënda dhe të vështira.

“Është një konflikt për më tepër se një shekullor që pritet të përmbyllet me marrëveshje paqësore, të normalizimit, pajtimit dhe njohjes reciproke. Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë është e domosdoshme për synimin tonë që të bëhemi shtet anëtar i OKB-së, integrimin e Kosovës në NATO dhe BE-në”, theksoi Thaçi. /Gazeta Fokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera