Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 28 June 2018
Vendimi i Këshillit të Evropës për të shtyrë vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë pas një viti, u kritikua nga opozita dhe analistë shqiptarë.
Qeveria e Shqipërisë e vlerësoi si arritje të suksesshme propozimin për rishikim të hapjes së negociatave në qershor të vitit tjetër.
“Data për çeljen e negociatave në Këshillin e shteteve anëtare të BE-së nuk është asnjëherë imediate. Vendosja më në fund e datës në 12 muaj nga sot, si dhe drita jeshile për të nisur përgatitjet për negociatat me Komisionin Evropian është absolutisht një zgjidhje optimale kompromisi, e cila e blindon përfundimisht perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Megjithatë, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha tha se “mos-hapja e negociatave është një lajm i keq dhe i hidhur, një realitet i dhimbshëm për të gjithë shqiptarët dhe perspektivën evropiane të vendit”.
Opinionisti nga Shqipëria, Armand Shkullaku, thotë se shtyrja për vendimin për hapjen e negociatave pas një viti dhe organizimit të konferencës ndërqeveritare në fund të vitit 2019, nuk mund të konsiderohet një sukses për vendin.
Sipas tij, Tirana zyrtare shpresonte të merrte hapjene negociatave këtë qershor dhe “për këtë loboi fuqishëm në kancelaritë evropiane, dhe në fund arriti të shmangë një refuzim (që ishte një version pas kundërshtimeve nga Holanda, Franca dhe Danimarka), duke parë si dritë në fund të tunelit qershorin e ardhshëm”.
“Premtimi për hapjen e negociatave pas një viti, më shumë se sa vlerësim për ecurinë e reformave në Shqipëri, përbën një zgjidhje diplomatike për të mos dekurajuar përpjekjet e Tiranës dhe Shkupit në rrugën që kanë nisur. Ky premtim gjithashtu është edhe një lloj mbështetje për vetë politikat e zgjerimit të BE dhe shmang zhvlerësimin de jure që do t’i bëhej raportit të Komisionit Evropian, i cili dha miratimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, thotë ai.
Shkullaku thotë se Shqipëria sot gjendet përsëri në një provë njëvjeçare, pasi edhe vendimi i qershorit 2019 do të jetë në varësi të progresit të bërë. Gjatë kësaj periudhe, Komisioni Evropian pritet të hartojë një tjetër raport dhe kushtet që janë përpara Shqipërisë, që nga krijimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë e deri tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit, mbeten përsëri sfiduese.
“Me pak fjalë, dera për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, mbetet përsëri e mbyllur, të paktën deri në qershor 2019-s, por anëtarësimi mbetet një ofertë, nëse vendi bën progres me reformat. Ky ishte pak a shumë qëndrimi i ministrave të BE”, shprehet Shkullaku.
Shkullaku citon ministrin e Jashtëm holandez, Stef Blok, i cili tha se “Shqipëria duhet të tregojë një historik të besueshëm si në përmirësimin e shtetit të së drejtës, ashtu dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Ne do ta shohim me vëmendje raportin e Komisionit vitin e ardhshëm për të gjykuar nëse arrijmë ta identifikojmë këtë progres”, duke thënë se vendimi i Këshillit për shtyrjen e hapjes së negociatave qershorin e ardhshëm nuk ka asnjë paragraf që të lexohet si sukses.
“I vetmi sukses, nëse do të shihej me sytë e qeverisë në Tiranë, është fakti që Shqipëria nuk mori një refuzim të prerë dhe se fati i saj nuk u nda nga ai i Maqedonisë fqinje”, thotë Shkullaku.
Vendet anëtaretë Bashkimit Evropian janë pajtuar të rishikojnë hapjen e negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropiane në qershor të vitit 2019, edhe pse pritej që këto të fillonin në qershor të këtij viti.
Bashkimi Evropian për momentin ka 28 vende anëtare, megjithëse Britania pritet të largohet në mars të vitit 2019.
Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së, por atyre u janë kërkuar reforma të thella për të arritur të hyjnë në familjen evropiane.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...