Lajme

Vuçiq “i frikësohet” takimit me Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 22 June 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se takimi i së dielës me homologun kosovar, Hashim Thaçi në Bruksel do të jetë shumë i vështirë.

Në një konferencë për media, Vuçiq ka theksuar se Beogradi do të mbaj pozitën e tij, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tij, ky takim do të jetë një mundësi tjetër që Serbia të tregoj qëndrimin e saj si dhe të luftoj për vetën.

-Advertisement-

Po ashtu, Vuçiq ka shtuar se do të zgjidhet edhe çështja e pasaportave, pasi serbët nga Kosova nuk mund të udhëtojnë pa vizë.

“Unë shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje. Numri më i madh i njerëzve duhet të aplikojnë për të marr viza për të udhëtuar. Serbia po bën gjithçka që mundet që të rinjtë serb mos të largohen nga Kosova, duke dërguar investitorë atje”, ka thënë tutje Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera