BE-ja po përcjell 42 rastet e shënjestruara të korrupsionit
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 16 June 2018
Kreu i Ministrisë së Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri ka bërë të ditur se aktualisht janë 42 raste të shënjestruara të korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat janë duke u përcjellë vazhdimisht nga Bashkimi Evropian (BE).
Në një intervistë për Ekonomia Online, Tahiri është shprehur i bindur se institucioni që ai drejton ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE sa i përket lëvizjes së lirë në zonën Schengen.
“Aktualisht janë 42 raste të cilat përcjellën në vazhdimësi. Një pjesë e tyre janë me vendim të formës së prerë që ka përfunduar gjykimi i tyre, një pjesë janë në ngritje të aktakuzave, një pjesë janë vetëm në fazën e hetimeve dhe të gjitha këto monitorohen nga Bashkimi Evropian”.
Tahiri është i bindur se deri në fund të këtij viti, eventualisht në fillim të vitit 2019, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.
“Si ministër i Drejtësisë jam përgjegjës për hartimin e politikave dhe ligjeve që ndërlidhen me fushën e drejtësisë edhe në fushën që e zbatojnë ligjin. Kemi raportuar në detaje për angazhimin tonë dhe unë pres në fund të këtij muaji pres një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian që qytetarët tanë nga fundi i këtij viti eventualisht fillimi i vitit të ardhshëm të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Shengen”.
Kreu i MD-së ka kërkuar angazhim të shtuar nga vartësitë e tij, në trajtimin e të gjitha rasteve, jo vetëm atyre të shënjestruar.
“Ne presim një avancim dhe angazhim më të madh të gjyqësorit dhe prokurorisë që aktualisht po ndodh prej tyre në kuadër të këtyre rasteve mirëpo jo vetëm këto 42 raste po edhe janë shumë raste të tjera që nuk janë pjesë e këtij mekanizmi e që ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit”, tha ai.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha ai duhet të jetë permanente, në mënyrë që përveç që të shkohet përpara me proceset integruese, të fuqizohen institucionet kundrejt dukurive negative.
“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është permanente nuk ndërlidhet me një proces, ndërlidhet tani me liberalizimin e vizave mirëpo do të ketë edhe procese tejet të rëndësishme në të ardhmen dhe ne nuk do të ndalemi në asnjë rrethanë”, përfundoi Tahiri.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...