Lajme

Thaçi: Epokë e re për Kosovën pas çlirimit

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 12 June 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 19 vjetorin e hyrjes së Natos në Kosovë,dhe e ka cilësuar si një epokë të re të historisë.

Ai thotë se kjo ditë është arritur falë rezistencës gjithë qytetare, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve të BE-së, shkruan GazetaFokus.

“Pas një fushate bombardimesh prej 78 ditësh mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, si dhe me arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës, forcat e aleancës veriatlantike të NATO-s hynë në Kosovë.

-Advertisement-

Para 19 vjetësh Kosova hyri në një epokë të re historike, të çlirimit dhe lirisë, falë rezistencës gjithë qytetare, luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve të BE-së dhe intervenimit të NATO-s”.

Po ashtu, Thaçi është shprehur mirënjohës për shtetet demokratike të cilat në ditët më të vështira të Kosovës, shprehen mbështetjen e vazhdueshme.

“Kosova është përjetë mirënjohëse për kontributin e shteteve të botës demokratike që në ditët më të vështira na ofruan përkrahje diplomatike, ushtarake, humanitare dhe materiale, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme deri më tani.

Kosova sot synon anëtarësimin dhe integrimin në institucione euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në të gjitha organizatat e OKB-së, si gjitha shtetet dhe kombet e lira”.

Thaçi më tej ka shtuar se Kosova sot synon anëtarësimin dhe integrimin në institucione euroatlantike, përfshirë anëtarësimin në të gjitha organizatat e OKB-së, si gjitha shtetet dhe kombet e lira./GazetaFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera