Të gjithë me lot në sy për legjendën Vokrri
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 09 June 2018
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë ketë mëngjes pas një sulmi në zemër.
I ndjeri nuk ka mundur ta përballoj sulmin, dhe ka vdekur ende pa mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Të gjithë trajnerët, lojtarët dhe bashkëpunëtorët e Vokrrit u tronditën kur morën lajmin se presidenti kishte vdekur.
Në shkurt të vitit 2008, ai e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA. Më 15 janar 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si president i FFK-së, por ai nuk mundi ta përfundojë deri në fund.
Eroll Salihu, njeriu më i afërt me Vokrrin ishte i tronditur pas këtij lajmi dhe ai këtë vdekje e cilësoi si një ndër humbjet më të mëdha në shtetin tonë.
Trajneri i kombëtares u-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi pohoi se Vokrri ishte ai shtytësi kryesor i punës, ai i cili ka folur gjithmonë për vazhdimin e punës dhe pritjet e rezultateve pas punës.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ishte tejet i mërzitur me faktin se nuk do ta gjejë më Fadil Vokrrin në organizimet sportive, duke thënë se ai ka humbur idollin e tij.
Kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lul Berisha u shpreh i mërzitur me ikjen e kryetarit të Federatës së Kosovës në Futboll, ai e cilësoi këtë vdekje si më të rëndën të vendit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër nga ora 15:00.
Presidenti Fadil Vokrri, si figurë qendrore e futbollit të Kosovës dhe ndërkombëtarizimit të tij, do të përcillet me të gjitha nderimet shtetërore.
Të tjera
-
Maqedonci: Çdo kërcënim e marrim seriozisht, nuk i frikësohemi Serbisë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimet që po...
-
Sinjalet se radiatori mund të jetë i rrezikshëm
Ekspertët në Ideal Heating kanë renditur gjashtë simptoma për t’u kujdesur, p...
-
Selmanaj për Kurtin: Këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka përmendur tri marrëveshje që ka bërë Se...
-
Aterrojnë në Kosovë forcat ushtarake britanike
Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem J...
-
Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit...
-
Biznesmeni Brestovci konfirmon bashkëjetesën me Angjelina Shalën
Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci është fejuar me këngëtaren, An...
-
Abdixhiku publikon fotografi nga pritja në një familje në Shtime: I nderuar me pritjen që po na bëhet në çdo anë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasditën e sotme ka vizituar fshatin Muze...
-
Konjufca me kabinetin e tij e mbështesin grevën e puntorëve teknikë të Kuvendit
Kabineti i kryekuvendarit Glauk Konjufca mbështesin grevën e stafit të mirëmb...
-
Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit
Mbledhja e Këshillit të Ministrave në Shqipëri ditën e sotme ka sjellë disa n...
-
KUJDES: Në treg po qarkullojnë edhe 1 eurot false, shikoni se si kanë dështuar në falsifikimin e kësaj monedhe
Problemi me 2 euro false në Kosovë është bërë jashtëzakonisht i shpeshtë. Por...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...