Lajme

Tahiri: Mungova pasi seanca ishte për kryeministrin

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 08 June 2018

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri zgjodhi të flas në emër të partisë para se të fliste në Kuvend për sistemin e drejtësisë, i cili po kritikohet për mos efikasitet në luftën ndaj këtyre dukurive.

Në kohën sa Tahiri po mbante konferencë nga selia e partisë, në organin më të lartë ligjvënës, shefi i tij në Qeveri, Ramush Haradinaj po përballej me deputetët për krimin dhe korrupsionin në institucione dhe zyrtarët e lartë të Kosovës.

Tahiri pati një përgjigje të shkurt kur u pyet se pse nuk është në Kuvend për të diskutuar për krimin dhe korrupsionin, meqë është ministër i dikasterit të drejtësisë.

-Advertisement-

“Sot e kam pasur këtë detyrë dhe ajo është seancë e kryeministrit dhe jo e imja si ministër”, u përgjigj ai.

Aktualisht seanca e Kuvendit është duke vazhduar dhe i vetmi ministër që po merr pjesë është ai i Kulturës, Kujtim Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera