Ekonomi

Rukiqi: Barrierat Kosovë-Shqipëri duhej të hiqeshin më herët

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 07 June 2018

Këshilltari Strategjik i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka vlerësuar se miratimi i rezolutës për unifikim doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë është i vonuar.

“Është dashur më herët të miratohej një rezolutë e tillë për largimin e barrierave tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Rukiqi.

Reagime kanë ardhur edhe nga shteti i Serbisë, ata kanë deklaruar se nuk e pranojnë këtë çështje, shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

Madje këta të fundit kanë kërkuar sa më shpejt të bisedojnë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Bashkimi doganor ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës bënë të qartë se po manifestohet ‘Politika e Madhe Shqiptare’. Kjo konfirmon nevojën për takim më të ngutshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur të martën ka miratuar rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë./GazetaFokus/

|

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera