Ekonomi

Shtrenjtohet nafta në Kosovë, gati arrin rekordin

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 07 June 2018

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të enjteje thuajse në të gjitha pikat e derivateve me pakicë në Kosovë, shkruan Gazeta Fokus.

Një litër naftë aktualisht po shitet me 1.16 euro derisa një litër benzinë kushton 1.17 euro.

Sipas trendëve të rritjes, çmimi i derivateve pritet të arrijë rekordin e krizës së vitit 2008, kur çmimi i naftës kishte kaluar atë të benzinës dhe një barelë shitej me 147 dollarë, shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

Të enjten, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 75.84 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ëTI, u rritën me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 65.04 dollarë amerikanë për fuçi./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera