Auto&Tech

Kjo hartë tregon sa kushton iPhone 7 tani në mbarë botën

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 04 June 2018

Dy vjet më parë, iPhone 7 përfaqësonte majën e dizajnit të smartfonëve të Apple.

Ndërkohë, dy vjet më vonë, ai është ende një smartfon i pabesueshëm dhe më i volitshëm se kurrë sa i përket çmimit, shkruan Gazeta Fokus.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 7 me 32GB hapësirë shitet 549 dollarë. Kjo shifër është gati sa gjysma e çmimit të iPhone X dhe iPhone 7 me sa duket ‘konkurron’ shumë mirë me telefonin më të ri sa i përket specifikave dhe veçorive të tij.

-Advertisement-

Ndërsa, përtej SHBA-ve, çmimi i këtij aparati celular ndryshon. Kështu, nëse jetoni në Kanada ose Australi ju paguani rreth 50 deri në 60 dollarë më shumë se në SHBA për të blerë një iPhone 7, rreth 100 dollarë më shumë në Meksikë dhe 200 më shumë nëse jetoni në Britaninë e Madhe apo vende të tjera europiane si Spanja, Franca, Belgjika dhe Holanda.

Por iPhone 7 është më i shtrenjtë në Brazil, ku kushton rreth 350 dollarë më shumë se në SHBA. Brazili është cilësuar prej kohësh si vendi më i shtrenjtë në botë për të blerë një iPhone. /Gazeta Fokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy