Lufta ndaj pastrimit të parave duhet të jetë e koordinuar
Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 04 June 2018
Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së (SAEK II), i mbështetur nga Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim (SDC) dhe Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA), në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës Financiare të Kosovës (NjIF-K) kanë publikuar analizën e parë të pastrimit të parave që përfshin personat e ekspozuar politikisht (PEP).
Mato Meyer zyrtar në UNDP i projektit SAEK (Support to Anicorruption Efforts in Kosovo), tha se për korrupsionin në Kosovë flitet shumë, qytetarët thonë më shumë, kurse politikanët më pak.
“Shpesh njerëzit thonë se kur hapet një lokal, aty ka pastrim parash”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij bankat janë një ndër akterët që janë shumë të rëndësishme në kontrollin, pasi që ka të bëjnë me transaksionet, po ashtu edhe policia, prokuria, e gjykata.
“Edhe Banka Qendrore luan rol. Shumica e rasteve kanë të bëjnë me marrjen e huave, një trend që do t vije do të jetë me kompanitë me offshare. Bankat janë duke punuar në identifikimin e pastrimin të parave, por në Kosovë përdoret shumë para cash”, theksoi ai. Meyer tha se duhet te ketë edhe konfiskim të aseteve.
Ndryshe në raport, shpjegohen tetë tipologjitë (ose rastet) e dyshuara që janë identifikuar për pastrim të parave që përfshijnë personat e ekspozuar politikisht.
Këto raste ilustrojnë skemat e pastrimit të parave me të cilat ballafaqohen subjektet raportuese dhe hetuesit.
Pritet që raporti të shërbejë si një udhëzues i vlefshëm referimi për subjektet raportuese të sektorit privat për të dalluar se cilët klientë janë me rrezik të lartë dhe cilat aktivitete të dyshimta duhet të raportojnë; për policinë dhe prokurorët në ndërtimin e rasteve përmes zbulimit të provave që u ndihmon për të filluar procedurat e konfiskimit; dhe së fundmi për gjyqtarët për të kuptuar se si është kryer ky lloj krimi (i kollares së bardhë) dhe për të vendos dënimet e duhura për këto lloje të veprave të rënda.
Raporti Tipologjitë e Pastrimit të Parave të Personave të Ekspozuar Politikisht në Kosovë është iniciativë e projektit të UNDP-së Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë, i cili financohet nga SDC dhe DANIDA.
Të tjera
-
Hoxhaj për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Projekt i vlefshëm i PDK-së që mori mbështetjen e të gjitha qeverive
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në përurimin e...
-
Abdixhiku: LDK është ngritur në këmbë
Mijëra qytetarë mblidhen në tubimin e LDK-së në Lipjan Lidhja Demokratike ...
-
Ministrja gjermane: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump
Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ...
-
Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konve...
-
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
Osmani merr pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës: Do të nderohet shteti dhe flamuri i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kul...
-
Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër
Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të ...
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...