Ekskluzive: Serbët e veriut ndalin ujin e Gazivodës për shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus
16:57 | 01 Qershor 2018
Ka tri ditë që uji për ujitje, i cili rrjedhë nga liqeni i Gazivodës në Leposavic për në komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë e Prishtinën është ndërprerë nga serbët e veriut duke lënë fermerët pa ujë në kohën kur më së shumti iu duhet.
Drejtori i Ibër Lepencit për rajonin e Mitrovicës ,Haki Jonuzi, ka konfirmuar për Gazetën Fokus se uji është ndërprerë në pikën e furnizimit ndërsa u është thënë se atë e kanë ndalë serbët.
Ai ka thënë se për këtë i kanë informuar organet kompetente ndërsa ende nuk është ndërmarrë asgjë.
“Drejtoria dhe Qeveria duhet të intervenojnë këtë rast, ne i kemi lajmëruar menjëherë”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas tij dyshohet se përgjegjësi serb i pikës së furnizimit të pjesës jugore me ujë i ka vënë drynin mekanizmit që lëshon ujin dhe ka ikur në Beograd.
“Drejtoria në Prishtinë na ka kthye përgjigje që kanë biseduar me zyrtarë serbë por ata e lëshojnë ujin ku te duan dhe e ndalin kur të duan. Po ashtu thuhet se zyrtari serb gjendet në Beograd dhe i ka vënë drynin pjesës ku lëshohet uji”, ka thënë ai.
I pari i Ibër Lepencit për rajonin e Mitrovicës ka thënë se me probleme të tilla janë ballafaqua edhe vitin e kaluar ndërsa kjo po shkakton edhe në problemet me ujë të pijshëm.
“Tërë vitin e kaluar kemi pas probleme të ngjashme, nuk ka pas sasi të mjaftueshme të ujit sidomos Komorani dhe Shkabaj nuk ka pas sasi të mjaftueshme. Për këtë edhe Ujësjellësi i Prishtinës dje ka pas mungesë të ujit është deshtë të ndalohet ujitja në mënyrë që të ketë sasi të mjaftueshme të ujit për pije”, ka përfunduar ai.
GazetaFokus ka kontaktuar edhe me Shukri Xhaferin, kultivues i patateve në fshatin Doberllug të komunës së Vushtrrisë.
Xhaferi ka thënë se është dita e katërt që kanë probleme me ujë ndërsa edhe në këtë komunë u është thënë se shkaktarë janë serbët.
“Është e katërta ditë që nuk kemi ujë për ujitjen e tokave bujqësore, kemi kontaktuar vazhdimisht me drejtorin e Ibër Lepencit në Vushtrri ndërsa na ka thënë se duhet të ndërprehet uji rrepsisht. Sipas tyre arsyeja e ndaljes së ujit janë serbët,që e kanë ndalë në liqenin e Gazivodës’’, ka thënë ai.
Xhaferi ka shtuar gjithashtu se nëse gjatë kësaj javë nuk lëshohet uji ose bie shi e gjithë sipërfaqja bujqësore do të shkatërrohet.
‘Nëse nuk bie shi këtë javë, e gjithë toka bujqësore do të dëmtohet, toka e mbjellur përshinë mijëra hektarë. Bujqësia është e vetmja formë prej të cilës ne marrim të ardhura’, ka thënë Xhaferi /GazetaFokus/.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...

































