Lajme

Haradinaj: Franca partner i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 01 June 2018

“Kosova është mirënjohëse për kontributin e dhënë ndër vite nga Franca dhe është e përkushtuar që të çoj përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatik”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Sekretaren e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës,  Genevieve Darrieussecqe, me të cilën bisedoi për zhvillimet në fushën e sigurisë si dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Kryeministri Haradinaj kërkoi mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të posaçëm në INTERPOL dhe UNESCO.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi sekretaren Darrieussecqe për të arriturat e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, përproceset që po kalon vendi ynë, në veçanti për tranzicionin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

-Advertisement-

“Synimi ynë strategjik është të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe Francën e shohim si partner në këtë rrugëtim”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, Sekretarja e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës,  Genevieve Darrieussecqe, siguroi kryeministrin Haradinaj që shteti francez edhe më tutje do të jetë përkrahës i fuqishëm i të gjitha zhvillimeve në Kosovë, me theks të veçantë atyre të sigurisë.

Sekretarja Darrieussecqe, përshëndeti të arriturat në Kosovë që nga periudha e pasluftës, duke theksuar përkushtimin e Francës për mbështetjen e Kosovës në të gjitha proceset integruese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera