Lajme

Policia jep detaje për plagosjen të FSHMN-ja

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 31 May 2018

Të enjten rreth orës 16:40 një person është plagosur me armë zjarri në rrugën “Eqrem Qabej” ne Prishtinë.

Lajmin për GazetënFokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se personi i plagosur është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

‘Rreth ores 16:40 kemi pranuar informatën për një rast te gjuajtjes me arme zjarri ne rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë. Nga të shtënat një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar ne QKUK për trajtim mjekësor.’, ka thënë Borovci.

Lexo edhe: Një i plagosur tek FSHMN-ja në Prishtinë (Foto)

Ai ka shtuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa po punon në hetimin e rastit

‘Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin si dhe po punon për identifikimin e te dyshuarit/ve si dhe vendndodhjes se tyre’, ka thënë Borovci për GazetënFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera