Sa duhan pinë kosovarët?
Autori: Gazeta inFokus
14:11 | 31 Maj 2018
Një hulumtim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, mbështetur nga OSHB-ja dhe Qendra Ndërkombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, ka nxjerrë të dhëna interesante për konsumin e duhanit në Kosovë.
Që nga viti 2004, përqindja e konsumit të duhanit dhe duhan-pirjes pasive është ulur thuajse përgjysmë, shkruan Gazeta Fokus.
“Konsumimi i duhanit prej 6.7% sa ishte në mesin e të rinjve të moshës 13-15 vjeçe më 2004, më 2016 ka rënë në 4.4%.
Duhan-pirja pasive prej 84% sa ishte në mesin e kësaj kategorie në ambiente të mbyllura më 2004, ka rënë ë 43.8% më 2016”, pati thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti për Infokusin duke iu referuar të dhënave të këtij hulumtimi.
Kurse, Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte treguar më parë se janë mbi 53 mijë fëmijëve në Kosovë të ekspozuar ndaj duhanit.
OBSH-ja kishte thënë se rreth 40 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan. Sipas të dhënave të importit nga Dogana e Kosovës rreth 3 milionë copë cigare pihen nga kosovarët çdo vit.
E për tërë këto copë cigaresh, qytetarët shpenzojnë 62 milionë euro pa i llogaritur kështu taksat, shkruan Gazeta Fokus. “… derisa me taksa vlera e tyre arrin ne 164 milion euro”, pati treguar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
Të dhënat e Doganës tregojnë se mbi 50 llojë të ndryshme të cigareve hyjnë çdo vit në Kosovë. Vendet nga të cilat importohet kryesisht janë: Polonia, Gjermania. Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia e Greqia.
Lloji i preferuar i cigareve për kosovarët në bazë të importit po del të jetë Marlboro e Lucky Strike. Pas tij vjen Ronhilli, Kent, Ronson si dhe Ëest.
Për të hyrë në Kosovë kompanitë importuese duhet të paguajnë në Doganën e Kosovës 41 euro akcizë për 1000 copë cigare.
Ndërkaq në vitin 2015 për hyrjen e këtij produkti në territorin e Kosovës janë paguar hiç më pak se 102 milion euro për akcizë./GazetaFokus/

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...



























