Sport

Pas Çoriç, Roma merr edhe mbrojtësin e Portos

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 30 May 2018

Pas Ante Çoriç, Roma ka gati edhe zyrtarizimin e afrimit të dytë në këtë merkato verore. Verdhekuqtë kanë gjetur akordin me mbrojtësin 30-vjeçar të Portos, Ivan Marcano, i cili pritet t’u bashkohet kryeqytetasve këtë javë, për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë.

Kjo është një marrëveshje mjaft e rëndësishme për Romën, që arrin të sigurojë një mbrojtës me eksperiencë, me parametra zero, pasi Marcanos i skadon kontrata me portugezët, në fund të muajit Maj.

Shkurtimi i afatit për të bërë merkato dhe mbyllja e saj para se të fillojë sezoni i ri, ka bërë që klubet në Itali të tregohen shumë aktive dhe të mbyllin sa më shpejt negociatat me lojtarët që dëshirojnë të afrojnë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera