Lajme

Haradinaj u kërkon ndihmë sportistëve dhe gazetarëve për liberalizimin e vizave

Autori: Gazeta inFokus 22:08 | 29 May 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga sportistët kosovarë, gazetarët dhe yjet e muzikës me famë botërore, që të lobojnë te vendet e BE-së, që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave.

Ai në konferencën e mbajtur sot pa mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar se në dhjetë ditët në vijim ka paraparë një takim me përfaqësuesit e BE-së, për të biseduar për procesin e liberalizimit të vizave dhe të rrugëtimit të Kosovës drejtë BE-së.

“Kohë më parë kam apeluar të të gjithë që ta qojmë një mesazh sa me të qartë. P.sh. sportistët tonë me famë, munden me apeluar, munden me ju thënë vendeve të BE-së, qeverive nacionale, ‘që prej Kosovës nuk ju vinë kriminel as emigrantë. Këtë mund ta bëjnë edhe elita jonë e muzikës dhe e vlerave tjera, por edhe mediat e mira, gazetarët e mirë, mund të shkruajnë artikuj, mund t’u shkruajnë letra institucioneve të caktuara. Ta fitojmë atë që është liri njerëzore, lirinë e lëvizjes. Ju kam bërë thirrje edhe më herët mediave, u bëj thirrje edhe tani, ta fitojmë lirinë”, ka thënë Haradinaj, transmeton kp .

-Advertisement-

Haradianj ka sqaruar se në qershor nuk fitohet liberalizimi i vizave, pasi jepet vlerësimi, ndërsa procesi do të vazhdojë me qeveritë e vendeve të BE-së.

“Puna nuk është e kryer krejt në qershor. Në qershor vjen pjesa më e rëndësishme e lajmit, mirë po kemi të bëjmë me qeveritë nacionale veç e veç në këtë temë, është një lajm i rëndësishëm qershori, por nuk kryhet atë ditë. Në fund të qershorit do ta marrim konfirmimin e BE-së”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera