Auto&Tech

Kujdes me të dhënat, shqiptarët ndër më të sulmuarit nga hackerat

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 28 May 2018

Shqiptarët janë ndër popujt më të goditura në botë sa i përket sulmeve në rrjet. Këtë e thotë gjigandi i mbrojtjes ndaj këtyre sulmeve, Kaspersky në raportin për tremujorin e parë të vitit.

Shqiptarët rezulton se janë populli  i 4-t në botë me normën më të lartë të përdoruesve të sulmuar, plot 12.56%, shkruan Infokusi.

Raporti i referohet vetëm sulmeve të llojit Phishing, një lloj teknologjie që ka për qëllim vjedhjen e të dhënave personale që në një pjesë të madhe janë edhe të dhëna si karta e kreditit.

-Advertisement-

Raporti thotë se në nivel global, gjysma e sulmeve, janë financiare, shkruan Infokusi.

Mënyra më e mirë për të parandaluar vjedhjen e të dhënave personale apo të atyre financiare është të qenit vigjilent ndaj websiteve ku futen këto të dhëna, pasi një pjesë e madhe e tyre mund të jenë faqe mashtruese, me qëllimin e vetëm për të vjedhur të dhënat.

Sipas Kaspersky, rrjetet sociale, me në krye Facebook janë mjeti kryesor i përdorur nga keqbërësit e rrjetit për të vjedhur të dhënat.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy