Lluka: NATO do të ndihmojë në gjetjen e të zhdukurve në luftë
Autori: Gazeta inFokus
08:52 | 26 May 2018
Delegacioni i Kosovës shumë shpejt do të zhvillojë një takim me përfaqësues të NATO-s në Bruksel. Foraca ushtarake do të ndihmojë Kosovën në gjetjen e personave që konsiderohen ende të zhdukur që prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë.
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, mbajtës i dosjes për çështjen e personave të zhdukur, ka deklaruar për Ekonomia Online se kanë kërkuar nga NATO-ja që tu japin fotografimet satelitore për ndryshimet e terrenit në Serbi.
Kjo, pasi sipas tij, njerëzit që janë vrarë e masakruar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë janë bartur disa herë nëpër varreza të ndryshme në Serbi dhe se çdo ndryshim i terrenit me siguri është i filmuar.
“Ne tani kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me shumë ambasada në Kosovë, me KFOR-in. Gjithashtu, kemi kërkuar edhe nga NATO-ja që të na jap fotografimet satelitore për ndryshimet e terrenit në Serbi, për arsye se njerëzit që janë kidnapuar janë vrarë e masakruar, janë bartuar disa herë në disa varreza në Serbi dhe çdo ndryshim i terrenit me siguri është i filmuar”, tha Lluka.
Lluka ka bërë të ditur se presin që të takohen me NATO-n në Bruksel që kërkesat e Kosovës të prodhojnë rezultate, me të cilat pastaj do të ishte e mundur t’i bëhet presion Serbisë për të dhënë informacione rreth vendndodhjes së trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës.
“Po shpresojmë që shumë shpejtë do ta kemi edhe një takim në Bruksel me NATO-n, që këto kërkesa tona eventualisht të prodhojnë diçka të re, me që kishim me pas mundësi që të bëjmë presion te Serbia”, tha ai.
Sipas Llukës, çështja e të pagjeturve do jetë ndër pikat kryesore të Samitit të Londrës, i cili do të mbahet në fillim të korrikut.
Para samitit do të mbahet një takim parapërgatitor në Podgoricë të Malit të Zi ndërmjet komisioneve qeveritare të shteteve të rajonit, i cili sipas Llukës mund të prodhojë ndonjë marrëveshje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Është shumë i rëndësishëm Samiti i Londrës, i cili do të mbahet në fillim të korrikut, ku njëra ndër pikat kryesore është çështja e të zhdukurve dhe në këtë fundjavë në Podgoricë do të mbahet një takim rajonal parapërgatitor për Samitin e Londrës. Do të thotë që Komisionet Qeveritare të rajonit do të takohen në një takim pune për të filluar eventualisht ndonjë marrëveshje për të zbardhur fatin e personave të zhdukur”, tha Lluka.
Ai ka thënë se Kosova ka pasur mundësi t’i vendos shumë kushte Serbisë, mirëpo as bashkësia ndërkombëtare që sipas tij e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, nuk ka qenë i gatshëm të bëjë më shumë presion.
Lluka deklaroi se është fatkeqësi që institucionet e Kosovës në një periudhë kohore nuk e kanë pasur prioritet zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































