Lekaj thotë se Qeveria i ka më shumë se 70 numra: Kemi përkrahjen e PSD’së
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 25 May 2018
Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj thotë se Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka 70 numra në Kuvendin e Kosovës. Ai është i bindur se Lista Serbe shumë shpejt do të rikthehet në institucione.
Nënkryetari i AAK’së Pal Lekaj thotë se si parti çdo herë janë të gatshme për zgjedhje. Por sipas tij, nuk ekziston nevoja për një hap të tillë.
Thotë se opozita po t’i kishte numrat, tashmë do të thërriste mocion për mosbesim të qeverisë.
“Në asnjë moment nuk mund t’i frenojmë nëse i kanë shumicën dhe të kërkojnë mocion mosbesimi për qeverinë Haradinaj”, tha Lekaj.
“Atëherë kur opozita nuk ka diçka tjetër, apo alternativë kërkon zgjedhje. Vetëm sa për të bërë zhurmë. Po këta që kërkojnë zgjedhje para tetë muajve kane qenë në qeveri dhe me mocion mosbesimi kanë shkuar në shtëpi”, thekson ai.
“Kur jemi te deputetët apo shumica parlamentare mund të them se ne kemi numra përmbi 70 deputetë që e mbështesin qeverinë Haradinaj’, tha Lekaj në “DPT te Fidani” në T7.
Thotë se serbët shumë shpejt do të kthehen në ekzekutiv, sipas tij pa asnjë kushtëzim.
“Shumë shpejt do të bëhet rikthimi i tyre që koalicioni të funksionojë”, tha Lekaj.
Ai ka treguar se Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit ka shpreh përkrahje për qeverinë Haradinaj.
“Nuk kemi marrëveshje mirëpo janë deklaruar se do të mbështesin qeverinë e z.Haradinaj për të gjitha ato që kanë impakt pozitiv për qytetarët e Kosovës. Kemi garancë, kemi biseduar dhe unë mendoj se edhe unë sikur të isha deputet mendoj që kisha menduar mirë që të përkrahen të gjitha proceset e qeverisë, kushdo që të jetë. Është absurditet nëse i kundërshtojnë të mirat e Qeverisë”, tha Lekaj.
“Kur themi 70 vota llogarisim në deklaratat e zyrtarëve të lartë të PSD’së të cilët nuk janë deklaruar për rrëzim të qeverisë”, thotë ai.
“Nisemi nga deklaratat e tyre që mbështesin Haradinajn për punët e mira. Kjo nuk do të thotë se ata nesër nuk mbështesin një mocion mosbesimi”, shpjegon ai.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...