Lajme

Lëviz mbrapa me veturë, godet fëmijën

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 25 May 2018

Një fëmijë është goditur me makinë të enjten rreth mesditës në rrugën ‘Mit’hat Frashëri’ në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës vozitësi i veturës ka goditur një biçikletë me fëmijë derisa ishte duke lëvizur mbrapa, shkruan Infokusi.com.

Fëmija ka pësuar lëndime truporë ndërsa është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

Vozitësi i veturës pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

‘ Rr. “Mit’hat Frashëri”, Gjakovë 24.05.2018-11:30. I dyshuari mashkull K-Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën në lëvizje mbrapa nga pakujdesia ka goditur një biçikletë me vozitës fëmijën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë në kokë), është dërguar për tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera