QKUK ka mungesë të anesteziologëve
Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 23 May 2018
Kosova ka mungesë të theksuar të mjekëve anesteziologë. Brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë rreth 45 anesteziologë.
Por, drejtori i Repartit të Anesteziologjisë, Nehat Baftiu, tha për Radion Evropa e Lirë se sipas një studimi të brendshëm, që të plotësohen nevojat e këtij institucioni me anesteziologë, për gjithsej 32 salla operative sa ekzistojnë, do duhej të ishin rreth 100 anesteziolog.
Ndryshe, këto ditë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës do të hapet mjekimi i ri intensiv që do të shërbejë për pacientë.
Por, sipas Baftiut mbulimi me mjekë anesteziologë atje do të jetë i vështirë.
“Ne jemi në deficit me mjekë, jo sot por prej fillimit. Menaxhojmë një hapësirë tepër të madhe brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe numri i mjekëve nuk po shtohet. Ata që po specializojnë anesteziologjinë po shkojnë të punojnë privat dhe jashtë vendit për paga më të mira”.
“Ne jemi rreth 45 anesteziologë gjithsej për gjithë QKUK-në. Tash po shtohet numri i shtretërve, në 27 shtretër. Kam kërkuar nga drejtoria mjekë anesteziolog, por ata kanë sjellë infermierë. Nuk e di çka do të bëjmë sepse reparti intensiv i kardiokirurgjisë po bëhet me më shumë shtretër dhe duhet t’i dërgojmë 2 anesteziolog atje. Ortopedia gjithashtu ka shtuar shtretër, gjinekologjia dhe ne jemi në deficit me anesteziolog”, tha Baftiu.
Në anën tjetër, drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, bëri të ditur se mjekimi intensiv dhe anesteziologjia kanë qenë si drejtime që viteve të fundit iu është dhënë prioritet, pasi që numri i specialistëve në këto fusha ka qenë i kufizuar.
Ai tutje shton se në proces të specializimit që e ka shpallur Ministria e Shëndetësisë janë edhe 38 mjekë të cilët po e përfundojnë shkollimin specialistik për anesteziologji e që do të shërbejnë për nevoja të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
“Këtyre ditëve pritet të hapet mjekimi intensiv i ri në QKUK që është një investim i huaj. Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shpallur konkurs ditë më parë për nevojat e QKUK së ku parashihet rekrutimi i pesë anesteziologëve. Këto kuadro që do të rekrutohen si dhe stafi aktual do t’i mbulojnë nevojat edhe të mjekimit intensiv pa e mbyllur asnjëherë mundësinë për të marr kuadro të reja sepse siç e thash mjekimi intensiv dhe anesteziologjia kërkojnë vazhdimisht kuadro sepse kanë qenë deficitare në Kosovë”, tha Hoti.
Sidoqoftë, jo vetëm në Qendrën Klinike Universitare por edhe spitalet rajonale kanë mungesë kuadrosh të anesteziologëve ku në spitalin e Mitrovicës është vetëm një anesteziolog, në atë të Vushtrrisë po ashtu vetëm një, derisa spitali i Pejës ka dy anesteziologë. Në të njëjtën situatë janë edhe spitalet në Ferizaj, Gjilan, e kështu me radhë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































