Auto&Tech

Kështu mund të duket Rolls-Royce Cullinan i modifikuar

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 22 May 2018

Rolls-Royce gjatë këtij muaji ka prezantuar modelin e ri Cullinan, i cili përshkruhet si “vetura për të gjitha terrenet”.

Nën kofanon e tij gjendet motori 6.75-litër Bi-Turbo V12 me kapacitet prej 563 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që ky model i rëndë 2,660 kilogramë të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 250 kilometra në orë.

Ndërkohë, është publikuar një fotografi jozyrtare përmes së cilës dizajneri i famshëm i pavarur, X-Tomi Design, ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket Cullinan i modifikuar, transmeton Koha.net. Mbetet të shihet se sa i është afruar kur ky model luksoz vërtetë do të modifikohet nga ndonjë kompani, për shembull nga Mansory ose Liberty Walk.

-Advertisement-

Cullinan në këtë fotografi është më i gjerë dhe më i ulët, me eksterier dy-ngjyrësh, paketën për aerodinamikën, rrotat e reja, etj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy