Kuvendi nuk i penalizon deputetët ‘përtacë’
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 19 May 2018
Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të mungojnë në seanca parlamentare, pasi nuk ka penalizime për mungesat e tyre. Madje as rregullorja e re e Kuvendit, që është duke u përgatitur, nuk pritet t’i sanksionojë deputetët “përtacë”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë krijuar një praktikë të re, ku përpos mungesave të vazhdueshme në seanca parlamentare disa prej tyre edhe kur vijnë në Kuvend nuk marrin pjesë në votime. Por vetë deputetët thonë se arsyeja kryesore e këtij problemi është Rregullorja e Punës së Kuvendit, e cila nuk sanksionon deputetët të cilët mungojnë nëpër seanca. Sipas tyre, ky problem do të duhej të rregullohej përmes rishikimit të kësaj rregulloreje.
Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, duke folur për mungesën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për “Zërin” se kjo dukuri duhet të rregullohet përmes rregullave të Kuvendit, por që shprehet pesimist mbi atë se rregullorja e re e Kuvendit do të mundë të rregullojë këtë gjë. “Ne e kemi bërë një projekt të rregullores që nuk i plotëson absolutisht standardet që kanë rregulloret e parlamenteve evropiane. Kjo rregullore është një formalitet, do të thosha për t’i rregulluar më shumë disa çështje të tjera sesa për mbarëvajtjen e punëve në Kuvend. Ne kemi problem, sepse kemi shumë demokraci dhe askush nuk jep llogari”, ka theksuar ai.
Nga 52 seanca sa janë mbajtur gjithsej në këtë legjislaturë, Xhavit Haliti ka marrë pjesë në 42 prej tyre apo 81%
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...