Lajme

Vazhdon kopjimi në testin e arritshmërisë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 18 May 2018

Mbi 1 mijë administrues e 324 komisionarë kanë dështuar në monitorimin e testit të arritshmërisë për semimaturantët.

Kjo pas praktika e kopjimit ka vazhduar edhe këtë vit, shkruan Infokusi.com

Nxënësit e klasave të nënta po përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të arritur deri te përgjigjet ‘ e sakta’.

-Advertisement-

E më e shpeshta është ajo përmes rrjeteve sociale. Në facebook janë krijuar grupe të veçanta në të cilat publikohen fotografi të pyetjeve në teste ndërsa anëtarët e grupeve u tregojnë përgjigjet.

Mënyrë e njëjtë kopjimi është përdorur edhe viteve të kaluara në Kosovë.

Një ditë para mbajtjes së këtij testi, Fehmi Hysenaj, këshilltari i ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi duke deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet ka thënë se në rast se nxënësit zihen duke   kopjuar do të kenë edhe sanksionim duke u larguar nga testimi.

Testi i arritshmërisë ka filluar në orën 10:00 ndërsa po i nënshtrohen 26 mijë e 949 nxënës në 108 qendra testimi në të gjithë Kosovën.

Nxënësit do të kenë 100 pyetje, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera