Mbi 1 miliard euro, kjo është skuadra më e shtrenjtë e Evropës
Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 17 May 2018
Kampionatet e Europës, me përjashtim të Bundesliga dhe Premier League, që janë mbyllur fundjavën e kaluar, janë afër fundit. kështu, në pritje të javës së fundit në Spanjë, Itali dhe Francë, ka ardhur koha për të menduar për të ardhmen e afërt dhe për atë që do të jetë një verë e pasur me futboll (Kupa e Botës) dhe negociata në merkato.
Një merkaton që mund të dhurojë goditje të tjera të çmendura, si ajo e Pogbae Manchester United, e realizuar dy vite më parë, apo ajo e Neymar te PSG verën e kaluar. Duke u bazuar te kjo pikë, më poshtë mund të shihni formacioni më i shtrenjtë i “Kontinentit të Vjetër”.
Në portë, pavarësisht paraqitjeve të mira të bëra nga Alisson, ter Stegen dhe Ederson, është Jan Oblak i Atletico Madrid, i cili ka një vlerë 70 mln euro në merkato dhe e ka mbajtur të paprekur portën e Atletico në 22 nga 37 ndeshjet e luajtura në kampionatin spanjoll.
Në mbrojtje, para sllovenit, gjejmë të rreshtuar 240 milionë euro. Nuk mund të ndodhte ndryshe, duke parë se tre prej tyre janë lojtarë të Real Madrid, teksa i vetmi “i huaj” është një bavarez. Po flasim për
Carvajal (60 milionë euro) dhe Marcelo (60 mln), në krahë, dhe Hummels (60 mln) dhe Varane (60 mln), në qendër.
Mesfusha dominohet nga yjet e Premier League, të cilët përfaqësojnë 280 milionë euro të vlerës totale të këtij ekipi. Para mbrojtjes është pozicionuar Alli, ylli i Tottenham me vlerë 80 milionë euro. Në krahët e tij janë Kevin de Bruyne (110 mln) dhe Paul Pogba (90 mln). Me pak fjalë, një mesfushë e mbushur me klas, vizion dhe një forcë fizike prej 280 milionë eurosh, e cila ka garantuar në këtë sezon 32 gola dhe 50 asiste.
Në sulm shikojm tre prej më të mirëve në qarkullim: Messi (180 mln euro), Cristiano Ronaldo (120 mln) dhe Neymar (180 mln). Pavarësisht shpërthimeve dhe paraqitjeve të mira të Kane, Salah, Griezmann dhe shumë të tjerë, ata mbeten të paarritshëm.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...