OSBE: Do të punojmë deri në zbardhjen e të gjitha vrasjeve të gazetarëve
Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 16 May 2018
Misioni i OSBE-së në Kosovë tha se ai dëshiron përpjekje të reja për të zbuluar të vërtetën pas rrëmbimeve, vrasjeve dhe zhdukjeve të gazetarëve serbë dhe shqiptarë nga lufta e vitit 1999.
Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu, tha të martën gjatë zbulimit të një pllake përkujtimore për dy reporterë serbë të rrëmbyer në vitin 1999 dhe që nuk u gjetën kurrë se organizata europiane do të mbështesë përpjekjet në rritje për të gjetur autorët e krimeve kundër gazetarëve në vend.
Braathu tha për mediat në vendin e rrëmbimit, në rrugën midis Rahovecit dhe fshatit Hoçë e Madhe, se burrat e rrëmbyer, Ranko Pereniq dhe Gjuro Slavuj, nuk ishin luftëtarë, por gazetarë, puna e të cilëve ishte të raportonin nga zona e konfliktit.
“Ata po bënin një punë shumë të rëndësishme për të informuar njerëzit në lidhje me atë që ndodhi vërtet në zonën e konfliktit dhe kjo është arsyeja pse këmbëngulja jonë për të gjetur se çfarë ka ndodhur me ta ka shtrirje më të gjerë,” tha Braathu.
Ai shtoi se deri më tani OSBE-ja ka identifikuar 15 raste gazetarësh të zhdukur ose të vrarë në Kosovë – rreth gjysma e tyre serbë dhe gjysma tjetër shqiptarë etnikë.
“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të këmbëngulim që institucionet të punojnë për të gjetur autorët e këtyre krimeve. Misioni i OSBE-së në Kosovë do të këmbëngulë më shumë për këtë çështje në të ardhme,” tha ai.
Gazetarët vendosën një pllakë të re që përkujton Pereniqin dhe Slavujin pasi të mëparshmet u hoqën ose vandalizuan.
“Deri më tani e kemi vendosur këtë pllakë gjashtë herë dhe gjashtë herë ajo është shkatërruar,” tha Budimir Niciq, kreu i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës.
“Ky fakt është gjithashtu një kujtesë se institucionet nuk janë të gatshme të bëjnë punën e tyre dhe t’i zgjidhin ato çështje,” shtoi ai.

Kryetari i komisionit të Serbisë për zgjidhjen e rasteve të gazetarëve të vrarë, Veran Matiç, tha se angazhimi i medias ishte shumë i rëndësishëm për të mbajtur vëmendjen e publikut te këto raste dhe për të ushtruar presion mbi institucionet që këto të fundit të bëjnë punën e tyre.
“Pa punën e komisionit, anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe agjencive të sigurisë, ne nuk do të zbulonim kurrë se kush ishin vrasësit e Slavko Curuvijës,” tha Matiq, duke iu referuar një redaktori opozitar të vrarë gjatë kohës së presidentit Sllobodan Millosheviq.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë, Vladimir Radomiroviq, tha për BIRN se në Kosovë duhej të ngrihej një komision për të hetuar vrasjet e gazetarëve.
Ai shtoi se një projekt-rezolutë për krimet kundër gazetarëve që kanë të lidhje me konfliktin e Kosovës i është dërguar Federatës Europiane të Gazetarëve, me mbështetjen e shoqatave mediatike serbe dhe të shqiptarëve të Kosovës.
“Ne presim që rezoluta të miratohet në takimin vjetor të EFJ në Lisbonë në fillim të qershorit,” tha Radomiroviq duke shtuar se qëllimi është t’i bëhet presion institucioneve shtetërore dhe të inkurajohet të flasë kushdo që ka informacione rreth krimeve.
Radomiroviq shprehu shpresë se mbështetja e OSBE-së do të ndihmojë hetimet e hapura dhe do të bëjë që ato të vazhdojnë para.
Gazetarët e Radio Prishtinës Pereniq dhe Slavuji u rrëmbyen më 21 gusht 1999, ndërsa udhëtonin drejt manastirit të Zoçishtës për të bërë një raport.
Familja e Pereniqit u informua nga EULEX-i në Kosovë se hetimi ishte mbyllur katër vjet më parë, ndërsa familja Slavuj nuk ka marrë ende asnjë njoftim, tha në një deklaratë Shoqata e Gazetarëve të Serbisë.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































