Daka: Anëtarët pa mandat, pozitë e çuditshme
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 15 May 2018
Tash e disa javë shumica e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë pa mandat, shkruan Infokusi.com.
E këtë gjendje kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e ka quajtur të çuditshme.
“KQZ ka mbet në pozitë të çuditshme sepse nuk na ka ndodhë asnjëherë mos me pas KQZ funksionale”, ka thënë Daka.
Infokusi ka kohë më parë ka raportuar për skadimin e mandatit të anëtarëve të KQZ-së.
Derisa njohës të çështjeve kushtetuese e kanë quajtur si antikushtetues, ish anëtarët e KQZ-së që përfaqësonin partitë politike kanë shprehur qëndrime të ndryshme rreth vonesës së emërimit.
Madje disa nga to tashmë edhe i kanë përzgjedhur përfaqësuesit e tyre ndërsa po presin nga presidenti i vendit të fillojë procedurat për emërimin e anëtareve të ri.
Ish-anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi i kontaktuar nga Infoksi ka deklaruar se do të rikandidohet ndërsa veç tij VV do të ketë edhe një anëtar tjetër.
‘Tashmë, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë nominimin e dy anëtarëve të KQZ-së që do të përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje, njëri nga të cilët jam edhe unë. Procedura tashmë ka filluar edhe nga Presidenca. Në jemi në fazën e kompletimit të dokumentacioneve mbështetëse siç e parasheh ligji për zgjedhjet, si dhe të kërkuara edhe nga Presidenca dhe presim që shumë shpejt dhe brenda afatit të përcaktuar me ligj të konfirmohen si anëtarë të KQZ”, ka thënë Rrustemi.
Ndërsa ish-përfaqësuesit e AAK-së e PDK-së janë deklaruar se ende nuk kanë mbajtur mbledhje partiake për zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre në KQZ./INFOKUSI
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...