Sport

Presidenti i PSG-së tregon të ardhmen e Neymar

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 11 May 2018

Thashethemet e kohëve të fundit në lidhje me të ardhmen e Neymar i ka demantuar skuadra e Paris Saint-Germain të cilët janë të bindur se Neymar nuk do të largohet dhe braziliani nuk është në shitje, shkruan infokusi.

Klubi parisien  beson se këto lloje të thashethemeve janë një produkt i interesave të njerëzve për të fituar miliona nga një operacion i tillë.

Ata presin që me këto deklarata të shkaktojnë të gjitha llojet e presionit për të detyruar largimin e lojtarit të tyre.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Lajmi i fundit: Mohamed Salah vendos për të ardhmen

Përkundër kësaj, pozita e presidentit të klubit Nasser al Khelaifi në lidhje me këtë është e patundur. PSG nuk do të dëgjojë ofertat nga askush. Në ditët e fundit, është folur edhe për një çmim të cilin duhet ta paguaj skuadra e cila e dëshiron  por këtë PSG kategorikisht e mohon.

“Nuk ka çmim fiks sepse Neymar nuk është në treg, është qesharake dhe gjasat për arritjen e një marrëveshjeje me një klub janë zero. Përveç kësaj, askush nga Real Madridi nuk ka kontaktuar presidentin e PSG për të treguar gatishmërinë e tyre për të arritur ndonjë marrëveshje.”, ka deklaruar Nasser al Khelaifi.  /infokusi.com

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera