Sport

Cristiano ‘zbulon’ pse nuk festoi golin me stilin e famshëm ndaj Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 08 May 2018

Cristiano shënoi golin e parë të ekipit në barazimin 2-2 ndaj Barcelonës, në ndeshjen që u zhvillua në Camp Nou.

Portugezi luajti vetëm në pjesën e parë pasi në momentin e golit pësoi një goditje nga Gerard Pique, që i solli shqetësime në këmbën e tij dhe nuk rrezikoi në pjesën e dytë, duke u larguar për t’i lëshuar vendin Asensios.

Pas golit, Cristiano nuk e festoi atë me stilin e famshëm, dhe kjo menjëherë ka rënë në sytë e të tjerëve sidomos mediave, të cilat pas ndeshjes e pyetën se pse nuk e bëri atë.

-Advertisement-

Ndërsa përgjigja e lojtarit Madrilen ishte kjo: ”Si duhet të festoj kur njeriu që më ka mësuar futbollin (Alex Ferguson) po vuan në spital.”

Rikujtojmë që Alex Ferguson është në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetsore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera