Si të zgjidhni parfumin?
Autori: Gazeta inFokus
17:32 | 04 May 2018
Parfumi është një produkt i nuhatjes që zbulon personalitetin, karakterin, emocionet. Për të gjetur aromën që ju përshtatet dhe ju zbukuron, mësoni se si duhet të lexoni sekretet e një parfumi.
Duhet të dini se çfarë ju pëlqen
Kur kërkoni aromën tuaj, duhet të arrini të përcaktoni esencat që ju pëlqejnë. Parfumi mund të jetë me esenca lulesh, frutash, qelibari, pyjesh. Përzgjedhja e parfumit shpeshherë është e vështirë. Kriteret ndryshojnë sipas lëkurës, emocioneve, kujtimeve, personalitetit. Testoni parfumin Çdo lëkurë duhet të ketë aromën e vetë. avujt ndryshojnë në varësi të llojit të lëkurës sepse epiderma ka për tendencë të transformojë karakteristikat e një arome. Për të ditur nëse një parfum ju përshtatet, testojeni në pjesët me rrahje të pulsit (në qafë, në puls), pastaj prisni gjysmë ore. Atëherë do të zbuloni personalitetin e vërtetë të këtij parfumi, të gjurmës që lë ai dhe sa ju përshtatet juve. Nuk është e këshillueshme të testohet parfumi në kurrizin apo pëllëmbën e dorës. Gjithashtu nuk duhet të spruconi aromën tuaj në afërsi të bizhuterive sepse metali acidifikon lëkurën në vendin e kontaktit. Si të kuptoni notat e parfumit Parfumi ka arkitekturën e vetë. Ai konceptohet sipas një piramide të nuhatjes që ndahet në tre pjesë: notat e kokës (ato që ndjehen që në momentin e avullimit, të cilat janë të freskëta dhe të paqëndrueshme, notat e zemrës (më sensuale, ato shfaqen afërsisht pas 10 minutash) dhe më në fund notat bazë (të rënda dhe të qëndrueshme, ato bëjnë që parfumi t’i rezistojë kohës. Vetëm pas një ore, pikërisht atëherë kur zbulohen të tre notat, mund të njihet aroma e vërtetë e një parfumi. Përzgjedhja e formulës së duhur Kolonjë, parfum, deodorant, vaj i parfumuar apo krem…nuk është e lehtë të përzgjidhet formula më e përshtatshme aromatike. Duhet theksuar se për jetën e përditshme, kolonja është ideale sepse ajo lë gjurmë të përmbajtura. E njëjta gjë ndodh me kremërat dhe pudrat të cilat e aromatizojnë lëkurën me delikatesë. Për një aromatizim më të qëndrueshëm, është më mirë të përdoret parfumi, një gardërobë e mirëfilltë aromatike që do t’ju veshë gjatë gjithë mbrëmjes. Parfumimi në vendin e duhur Rëndom thuhet se parfumi duhet të hidhet atje ku do të dëshironit që t’ju puthin. Për të bërë efekt, parfumoni pjesët e dukshme: qafën, dekolëtenë, pjesën pas veshit, kyçin e dorës… Mund të parfumoni edhe rrobat që ato të kenë një aromë delikate. Megjithatë, parfumi duhet të përdoret me zgjuarsi. Dy – tre sprucime mjaftojnë për të pasur erë të mirë gjatë gjithë ditës.
Si të konservohet parfumi Parfumit nuk i pëlqejnë drita, ndryshimet e temperaturës, nxehtësia… Parfumi duhet të ruhet nga lagështia duke u mbajtur në kutinë e tij. Një parfum i mirë-konservuar ka një jetëgjatësi nga dy deri në 5 vjet. Megjithatë, në rast se parfumi është filluar, prania e ajrit e ndryshon përmbajtjen duke ndryshuar natyrën e saj. Një shishe parfumi e pahapur mund ta ruajë aromën për disa vjet. Mund të ndodhë që të ndryshojë ngjyra e parfumit, gjë që nuk do të thotë se ka ndryshuar aroma. Shkurt 5 këshilla për të mirë-zgjedhur parfumin tuaj: 1 – Përzgjidhni parfumin sipas personalitetit tuaj 2 – Provoni parfumin 3 – Zgjidhni formulën e duhur 4 – Parfumohuni në mënyrë të përmbajtur 5 – Konservoni parfumin siç duhet

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























