Lajme

Gjermani: Tre vjet e gjysmë burgim për shqiptarin që mbyti sirianin

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 02 May 2018

Një shqiptar 22-vjeçar do të duhet të vuajë dënim me burg për tre vite e gjysmë pasi e ka goditur sirianin me dy grushte në kokë.

Ky i fundit kishte ndërruar jetë  në spital pas disa ditësh pasi kishte pësuar traumë kraniocerebrale.

Gjykata e Kielit në Gjermani, rastin që ndodhi në një diskotekë në Henstedt-Ulzburg, e vlerësoi si shkaktim të lëndimeve trupore me pasojë – vdekje, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

22-vjeçar ka pranuar se nga fillimi i muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të një femre të re e ka goditur me grusht në kokë një bashkëmoshatar të vetin sirian dhe pas shtrirjes së tij në tokë, e ka goditur edhe një herë në fytyrë.
Prokurorja kishte kërkuar pesë vite e katër muaj burg, ndërsa avokati mbrojtës maksimum dy vite burg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera