Lajme

Sheshi i protestave (FOTO / VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 01 May 2018

Sheshet kryesore të Prishtinës si asnjëherë më parë sot janë shndërruar në sheshe të protestave, shkruan Infokusi.com.

Këtë “festë” të 1 majit, derisa institucionet e shtetit janë në ditë pushimi, disa sindikata të udhëhequra nga Bashkimi i Sindikatave të Kosovës, (BSPK) kanë organizuar protesta për të kërkuar të drejta të punëtorëve.

Edhe pse nuk ishin në numër të madh, diku nga pesë e gjashtë, e diku dhjetëra të tjerë, marshuan nga Sheshi “Zahir Pajaziti” e deri të Sheshi “Ibrahim Rugova”.

-Advertisement-

Me parulla në duar e thirrje për barazi e respektim të drejtave të punëtorëve numri i protestuesve këtë vit, për dallim nga vitet e tjera, kur 1 maji përcillej me pamje nga atmosferët festive, me këngë e valle nga ahengjet e qytetarëve kësaj here i dhanë shesheve të kryeqytetit një atmosferë proteste, shkruan Infokusi.

“Zbatim të ligjit të punës, rritje të pagës minimale, siguri në punë, sigurime shëndetësore, dhe respektim të kontratës kolektive”, ishin kërkesat e punëtorëve.

Thirrjet e protestuesve:

‘Qeveri boll mo, zbato ligjin”,

“Punëtor e të papunë, të shtypur me dhunë”,

“Për shoqëri të lirë e të barabartë”

“Duam Punë dhe paga të dinjitetshme”

“Stop Helmimit të popullit me mish të skaduar”

Pjesë e protestave janë edhe një grup i Vetëvendosjes. Ata përmes një aksioni simbolik në sheshin “Skënderbeu” ka paraqitur kushtet e rënda që sipas tyre kanë punëtorët në Kosovë.

Me këto thirrje, protestuesit e organizuara në disa sindikata, u bashkuan para Qeverisë së Kosovës.

Në fund të protestës, ata kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera deri në plotësimin e kërkesave dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve në Kosovë. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera