Kërkohet tërheqja e UNMIK-ut nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus
10:17 | 01 Maj 2018
Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje të thellë sa i përket Kosovës. Tani në Nju-Jork po diskutohet për të ardhmen e UNMIK-ut. SHBA-ja kërkon tërheqjen e këtij misioni.
Edhe Kina vetë mendon se problemi i Kosovës është kompleks. Kështu thuhet në deklaratën e ambasadorit kinez në OKB, MA Zhaoxu të tre muajve më parë, kur në Këshillin e Sigurimit u diskutua raporti i UNMIK-ut për gjendjen në Kosovë.
“Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, thuhet më tej. Kush është kurioz të mësojë çfarë mendon Kina për Kosovën, le të hedhë një sy në faqen e internetit të misionit të përhershëm kinez në OKB, e cila ka një kapitull më vete për Kosovën. Kjo për të kuptuar absurditetin e rastit, raporton DW.
Për ambasadorin kinez vëmendja e vazhdueshme e KS është thelbësore për zgjidhjen e çështjes. Sigurisht që Këshilli i Sigurimit vazhdon të tregojë vëmendje. Për situatën në Kosovë ka mbërritur sot raporti nga UNMIK, i cili pritet të diskutohet ditët e ardhshme. Nuk është bërë e ditur se kur.
Një organizatë e afërt me Këshillin e Sigurimit, Security Council Report, njoftoi sot se shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të informojë për zhvillimet aktuale. Mendohet që Serbia të përfaqësohet në nivel të lartë, ndërkohë që për Kosovën në seancë merr pjesë ambasadorja në SHBA-së, Vlora Çitaku.
Në zhvillimet kyç tre muajt e kaluar kanë qenë tensionet me arrestimin e Marko Gjuriqit, protesta e Listës Serbe dhe shtyrja e afatit për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe, vizitat e përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini në Serbi, marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, kundërshtimin e Vetëvendosjes ndaj saj, hapja e rrugës për liberalizimin e vizave. Më tej që vrasja e Oliver Ivanoviqit, e cila nuk është zbardhur ende, dhe që prokurori i Gjykatës Speciale ka hequr dorë nga posti.
Roli i UNMIK-ut
UNMIK-u mund të luajë rol duke ndihmuar në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis Beogradit dhe Prishtinës. Ka vende anëtare të Këshillit të Sigurimit që mendojnë se raportimi tremujor siç bëhet aktualisht nuk ka kuptim dhe që kërkojnë t’i jepet fund misionit.
Këshilli i Sigurimit mund të shqyrtojë propozimet që bëhen për t’i dhënë fund misionit ose për t’u ndryshuar formatin takimeve konsultuese. Ose mund t’i kërkohet Sekretarit të Përgjithshëm të bëjë një rishikim strategjik të misionit, për të gjetur rrugët e rritjes së efikasitetit të tij.
“Ne jemi vazhdimit në përpjekje për të përmirësuar situatën. Të presim çfarë do të ndodhë. KS do të diskutojë raportin pasi të ketë mbërritur”, i tha Deutsche Welles, Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm.
Këshilli i Sigurimit
Kosova ndiqet me vëmendje kryesisht prej vendeve që kanë interes në rajon. Organizata mbirajonale si BE, NATO dhe OSBE luajnë aktualisht rol gjithnjë e më të madh në Kosovë. Vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë përçarje të thella sa i përket Kosovës. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e kanë njohur pavarësinë dhe mbështesin qeverinë e Kosovës, ndërkohë që Kina dhe Rusia nuk e pranojnë pavarësinë dhe mbështesin pozicionin e Serbisë.
SHBA-ja kërkon tërheqjen e UNMIK-ut, duke përmendur stafin e madh për përgjegjësi të vogël. Për këtë modifikimi i mandatit të UNMIK-ut do sillte përmirësim të situatës. Çdo lloj përpjekje për të ndryshuar status-quonë e UNMIK-ut do të kërkonte rezolutë të re, gjë që bllokohet prej Rusisë. Çfarë qëndrimi do të mbante Kina, nuk dihet.

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...































