Sport

Empoli rikthehet në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 18:31 | 28 April 2018

Parma humbi një mundësi të mirë për të përfituar nga humbja e Palermos dhe për t’u shkëputur në vendin e dytë, pozicion që të ngjit direkt në Serinë A. Emilianët u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Pro Vercelli, skuadër e vendit të fundit të renditjes, por që është ende në garë për të qëndruar në B.

Edhe Empoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Novarës në shtëpi, por që i mjaftoi për të siguruar matematikisht rikthimin në ligën e më të fortëve në Itali, vetëm një sezon pasi u largua. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ishte titullar në takimin e sotëm, që përfundoi me festë, ndërsa gjatë gjithë sezonit ka qenë një nga pikat më të forta për skuadrën e Empolit.

Edhe Frosinone shpërdoroi një mundësi për të qenë më pranë rikthimit në Serinë A dhe për të shmangur ndeshjet e Play Off-it, teksa u mposht minimalisht 1-0 nga Cesena. Nga ana tjetër, Cittadella mposhti 3-1 Foggian, duke siguruar zonën Play Off dhe duke i prerë shpresat pikërisht kundërshtarit të sotëm, që tani do ta ketë thuajse të pamundur të bëhet pjesë e 8-shes së parë të renditjes.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy