Sport

Bayerni e shkatërron Frankfurtin

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 28 April 2018

Kampioni Bayern Munich ka fituar me lehtësi ndaj Frankfurtit përkundër shumë mungesave në një ndeshje të Bundesligës, në të cilën debutoi si titullar edhe talenti kosovar, Meritan Shabani, të shtunën pasdite.

Bayern, që javë më parë u shpall kampion i ligës elitare gjermane për herë të gjashtë më radhë, e priti Frankfurtin në “Allianz Arena” pa tetë lojtarë titullarë, të cilët i ka pushuar për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të martën.

Kosovari u zëvendësua nga Thiago Alcantara në minutën e 56-të të ndeshjes.

Djelmoshat e Jupp Heynckes triumfuan 4-1 me golat e Dorsch në minutën e 43-të, Sandro Wanger në minutën e 76-të, Rafinhas në minutën e 87-të dhe Sules në të 90-tën.

-Advertisement-

Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Sebastian Haller në minutën e 78-të.

Pas 32 javëve, Bayern ka shkuar në kuotën e 81 pikëve, duke e lënë Schaklen në pozitën e dytë me 57 pikë.

Ndërkohë, Frankfurti mbetet e 7-ta me 46 pikë dhe ka ende shpresa për një vend që dërgon në Evropa Ligë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera