Të moshuarat japoneze kërkojnë të hyjnë në burg për një arsye të trishtë
Autori: Gazeta inFokus
18:02 | 26 April 2018
Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, me 27% të personave mbi 65 vjeç. Në raportet e fundit thuhet gjithashtu se 1 në 5 femra të burgosura në këtë vend është e moshuar.
Ky numër i lartë femrash të moshuara që vuajnë dënimin në burg nuk ka lidhje me një rritje të valës së krimit, por me një arsye shumë të trishtë. Në Japoni është rritur shumë numri i të moshuarve që jetojnë vetëm. Për këtë arsye, gratë bëjnë krime të vogla si vjedhjet nëpër dyqane për të hyrë në burg, aty ku ndihen më mirë, pasi kanë strehë të siguruar dhe shoqëri.Yumi Muranaka, drejtoresha e burgut të grave në Ivakuni, tha për “Bloomberg: “Jo vetëm ato që jetojnë vetëm, por kemi edhe të moshuara që kanë familje, por nuk ndihen si në shtëpinë e tyre me të afërmit. Nuk ndihen të kuptuara, ndihen sikur shërbejnë vetëm për të bërë punët e shtëpisë”.
Një e dënuar 80-vjeçare deklaroi se jeta e saj është shumë më e lehtë në burg.“Në shtëpi kujdesesha për burrin e sëmurë me sklerozë dhe që kishte zënë shtratin pas një ataku në zemër. Isha e lodhur mendërisht dhe fizikisht. Nuk kisha me kë të flisja dhe më kapi depresioni. Në burg jam e lumtur”, shpjegoi e dënuara.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...





























