Kombëtarja U-16 fiton trofeun “UEFA DEVELOPMENT”
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 24 April 2018
Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-16 ka triumfuar edhe ndaj San Marinos vendas me rezultatin 3-1, në ndeshjen e fundit të vlefshme per turneun miqësor të futbollit “UEFA DEVELOPMENT U-16”, shkruan infokusi.
Takimi i tretë është luajtur këtë të martë në orën 11:00 në stadiumin “Montecchio Stadium”, në San Marino.
Me këtë rezultat, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic kanë grumbulluar pas tre ndeshjesh 8 pikë duke u renditur në vendin e parë dhe kështu shpallen fitues të këtij turneu.
Përfaqësuesja jonë edhe në këtë ndeshje ka bërë një paraqitje shumë të mirë, duke pasuar rezultatet e dy ndeshjeve të para, zhvilluar në këtë turne, fitores me penallti ndaj Italisë (4-3) dhe fitoren në kohë të rregullt ndaj Armenisë (2-0).
LEXO EDHE: Liverpool-Roma, formacionet e skuadrave
Ndeshja e luajtur sot përballë San Marinos ka qënë interesante dhe skuadra shqiptare e ka përmbysur rezultatin, teksa pjesa e parë përfundoi me avantazhin e San Marinos 0-1. Në fraksionin e dytë të ndeshjes futbollistët kuqezinj kanë reaguar menjëherë duke shënuar tre gola, në minutat e’48-të, ’78-të me anë të Papës dhe në të ’74-tën shkojnë në gol me Sulovarin.
Përfundimisht 3-1 dhe skuadra kombëtare U-16 vjen me trofe nga San Marino. Starti në tre takimet e këtij turneu ishte shumë pozitiv, pasi Shqipëria kaloi me 11-metërsha ekipin e fortë të Italisë në këtë moshë. Në sfidën e sotme, trajneri Mustedanagic hodhi në fushë këtë formacion: Ceka (c), Shehu, Zaimi, Kadriaj, Doda, Sulovari, Beqiri, Elbasani, Vasjari, Kuqi, Nikaj. /infokusi.com
Rezultatet e ndeshjeve të luajtura:
Shqipëria U-16 1-1 Italia U-16 (4-3) me penallti
Shqipëria U-16 2-0 Armenia U-16
Shqipëria U-16 3-1 San Marino U-16
Renditja:
Shqipëria 8 pikë
Italia 7 pikë
San Marino 2 pikë
Armenia 1 pikë
Të tjera
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...