Lajme

Osmani-Haradinajt: Mos ik nga përgjegjësia, eja në seanca

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 20 April 2018

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për mospjesëmarrje në seanca të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se kryeministri është pjesë në seanca vetëm nga 5 minuta, shkruan Infokusi.com

‘Ne kemi të bëjmë një qeveri që vazhdimisht është në mungesë , me një kryeministër që vjen në seanca vetëm 5 minuta ashtu siç iku sot’, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Deputetja e LDK-së, ka shtuar gjithashtu se ikja nga përgjegjësia është suksesi i vetëm i Qeverisë Haradinaj.

‘Ky është suksesi i vetëm i kësaj Qeverie, ikja nga përgjegjësia’, ka përfunduar Osmani.

Infokusi gjatë ditës kishte raportuar për mungesën e deputetëve gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera