Raporti i KE-së: Kosova asnjë përparim për mbrojtjen e ajrit
Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 20 April 2018
U alarmua për gjendje enorme të ndotjes së ajrit në Kosovë.
E kjo zgjati vetëm disa ditë, ajri u ‘përmirësua’ e kjo temë u harrua, shkruan Infokusi.com
Por Bashkimit Evropian që i kujdesshëm që edhe këtë vit ti rikujtojë Kosovës se nuk ka arritur asnjë përmirësim në këtë aspekt.
Madje në raport thuhet se Kosova gjendet në fazën fillestare, ka shumë punë për të bërë teksa theksohet se rekomandimet që ka marrë herën e kaluar nuk janë zbatuar.
Për këtë vit kërkohet ngritje e cilësisë së ajrit kujt dhe menaxhim të mbeturinave.
Nuk u harrua as ndëshkimi për ndotësit, duke u cilësuar si mënyra e vetme për rritjen e përgjegjësisë.
‘Kosova gjendet në fazën fillestare të përgatitjes për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike. Ende nuk është arritur asnjë përparim në këtë drejtim dhe problemet klimatike po vazhdojnë të ndikojnë në jetën e shëndetin e banorëve. Mbrojtja e mjedisit kërkon më tepër gatishmëri politike për të trajtuar problemet në rritje’, thuhet në Raportin e Progresit.
Ndërsa theks të veçantë i është dhënë pikave në të cilat Kosova duhet të punojë.
‘Kosova nuk ka zbatuar rekomandimet që ka marrë më herët andaj duhet të punoj në këto pika.
-Të ndërmarrë masa për ngritjen e cilësisë së ajrit dhe të ujit
-Të krijojë sisteme për cilësi të ajrit, të kontrollojë ujin dhe ujërat nëntokësore
-Të rrisë kapacitetin për grumbullimin e mbeturinave shtëpiake
-Të zbatohet ligji mbi përgjegjësinë mjedisore, dëmtimin dhe krimin. Ndotësi paguan për të rritur përgjegjësinë për mbrojtjen e mjedisit.
-Të zbatohet strategjia për përshtatjen e ndryshimeve klimatike në përputhje me kornizën e BE 2030 për politikat e klimës dhe energjisë’, thuhet në këtë raport.
Në fillim të kësaj jave kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka pranuar Raportin e Progresit të Komisionit Europian nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova./INFOKUSI
Të tjera
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...