Agim Shahinit i vërtetohet dënimi me burg për mashtrim
Autori: Gazeta inFokus
13:53 | 18 Prill 2018
Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin prej 18 muajsh burgim me kusht, kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahin, i cili ishte shpallur fajtor për veprat penale të mashtrimit dhe dëmtim të kreditorëve.
Po ashtu, për shkak të veprave të njëjta penale, Apeli ia ka vërtetuar dënimin me 18 muaj burgim me kusht edhe Skënder Shahinit, vëllait të kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, shkruan Betimi për Drejtësi.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të shpallur më 9 shkurt të vitit të kaluar, vëllezërit Shahini ishin shpallur fajtorë për veprat penale të mashtrimit dhe dëmtimit të kreditorëve, dhe ishin dënuar me nga 18 muaj dënim me burg, i cili dënim nuk do të ekzekutohej në rast se të dënuarit nuk do të kryejnë vepra tjera penale brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së dënimit.
Të pakënaqur me aktgjykimin e shkallës së parë, ankesë në Apel kishin paraqitur Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila kishte kërkuar nga Apeli, që ndaj të akuzuarve të shqiptohen dënime me burgim efektiv.
Ankesë në Apel kishin paraqitur edhe mbrojtësi i Agim Shahinit, avokati Granit Vokshi dhe Syljeman Klinaku, avokat mbrojtës i Skënder Shahinit.
Mbrojtja e të akuzuarve kishin kërkuar nga Apeli që për shkak të mungesës së provave t’i lirojë nga akuza Agim e Skënder Shahinin, apo që çështjen të kthej në rigjykim.
Kjo, pasi që siç pretendonte mbrojtja, aktgjykimi i shkallës së parë është i përcjell më shkelje esenciale të dispozitave procedurale, shkelje të ligjit penal e vërtetim të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike.
Mirëpo, këto pretendime të mbrojtjes si të pabazuara i ka hedhur poshtë kolegji i Gjykatës së Apelit.
“Gjykata e Apelit gjeti se pretendimet e mësipërme ankimore të mbrojtësve të akuzuarve Agim Shahini dhe Skënder Shahini nuk qëndrojnë, ngase aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave te procedurës penale të pretenduara me ankesa, e as shkelje të tjera të cilat kjo Gjykatë i konstaton sipas detyrës zyrtare, e të cilat kishin me kushtëzuar anulimin e tij”, thuhet në aktgjykimin e Apelit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, sipas vlerësimit të kolegjit të Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë, është i qartë, konkret dhe nuk përmban kundërthënie qoftë me vetveten apo në arsyetimin e tij.
Sipas Apelit, shkalla e parë ka bërë vlerësimin dhe analizimin e të gjitha provave të administruara duke i paraqitur lidhur me to edhe pretendime të veta, të cilat si të drejta i ka aprovuar edhe Apeli.
Po ashtu, Apeli ka refuzuar edhe pretendimet e mbrojtjes se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë nga shkalla e parë, pasi sipas vlerësimit të Apelit, nga provat e administruara nga ana e shkallës së parë, dëshmitë e dëshmitarëve, deklarata e përfaqësuesit të autorizuar të të dëmtuarës, si dhe pjesërisht nga deklaratat e te akuzuare është vërtetuar se të akuzuarit Agim së bashku kanë mashtruar të dëmtuarën kredi dhënësen “TEB Bank” SH.A, me seli në Vushtrri.
Në fund, Apeli ka refuzuar edhe kërkesën e Prokurorisë për ashpërsim të dënimit ndaj të akuzuarve pasi që sipas Apelit, me dënimet e shqiptuara nga shkalla e parë do të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë, përkatësisht rehabilitimi i kryerësve të veprave penale, parandalimi i kryerësve nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, ngritja e moralit dhe forcimi i detyrimit për respektimin e ligjit.
Ndryshe, Agim Shahini dhe Skënder Shahini akuzoheshin se, së bashku kanë mashtruar të dëmtuarën, kredi dhënësen “TEB Bank” SH.A, me seli në Vushtrri.
Sipas aktakuzës, këtë e kanë bërë duke nënshkruar marrëveshje për mbi tërheqje, marrëveshje mbi letërgarancinë, si dhe marrëveshje mbi pengun me kredi marrësin Bashkim Shahinin, si person përgjegjës i “Besarti Company” SH.P.K.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit Agim Shahini dhe Skënder Shahini si bashkë kredi marrës dhe nënshkrues të marrëveshjes së kredi-kartelës “VISA” tek “TEB Bank” SH.A në emër të Agim Shahinit, kanë shfrytëzuar produktet bankare, e që nga muaji janar 2011 e tutje nuk kanë paguar kthimin e kredisë në vlerë të përgjithshme prej 253.000.00 euro, e kjo ka rezultuar ne dëm të kreditorit-të dëmtuarës TEB Bank SH.A.
Të njëjtit, siç thuhet në aktakuzë, me qëllim që t’i sjellin vetes apo tjetrit dobi pasurore kanë vënë në lajthim të dëmtuarën “TEB Bank” SH.A, me seli në Vushtrri, ashtu që për t’iu shmangur borxhit kanë krijuar kompani te re “Sucrakos’, ndërsa për sigurimin e përmbushjes së kredisë kanë ofruar si hipotekë parcelë të rrejshme me nr.0220715, mallin e firmës “Besarti Company” dhe asetet e tjera të kësaj firme të lëna peng tek e dëmtuara i kanë bartur në firmën “Sucrakos”.
Në këtë mënyrë, sipas prokurorisë, të akuzuarit Agim Shahini dhe Skënder Shahini, duke mos e përmbushur detyrimin ndaj të dëmtuarës të njëjtës i kanë shkaktuar dëm në shumë prej 253.00,00 euro.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...






























