Sport

Gani Sejdiu tregon kampionin e Supeligës

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 16 April 2018

Sa vije fundi i këtij sezoni, gara për titull të kampionit po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Drita dhe Prishtina, janë dy skuadrat kryesore në garën për titull të kampionit. Gjilanasit kryesojnë renditjen tabelore më tri pikë së kryeqytetasit, por duket se deri në fund të këtij edicioni, do të zhvillohet garë e “nxehtë” për majat e tabelës mes këtyre dy skuadrave më traditë në futbollin tonë.

Trajneri i njohur i futbollit tonë, Gani Sejdiu në një pronocim për RTK Live, ka thënë se Drita është më afër titullit të kampionit.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Ja kur do të zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinalës së Digitalb Kupës së Kosovës

Sipas tij, skuadra e Bekim Isufit ka orar më të mirë në raporton me Prishtinën. Sejdiu është i bindur se deri në fund të sezonit, do të zhvillohet garë e fortë mes gjilanasve dhe prishtinasve se cila skuadër në fund do t’i gëzohet titullit që mundëson pjesëmarrjen në para-kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se Drita është më afër titullit të kampionit, sepse e ka orarin më të favorshëm në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni”, ka thënë Sejdiu.

Ish-trajneri i disa skuadrave elitare të vendit tonë, nuk e përjashton mundësinë që edhe përballja direkte mes Prishtinës dhe Dritës do të vendos titullin e kampionit.

“Titullin e kampionit mund ta vendos edhe përballja mes Prishtinës dhe Dritës. Në rast se kjo ndeshe do të luhet në Prishtinë, ashtu siç po flitet, atëherë edhe gjasat e Prishtinës janë të mëdha”, ka theksuar ai.

“Realisht bazuar në orarin e ndeshjeve të mbetura, unë personalisht e shoh Dritën kampione”, ka përfunduar tekniku mitrovicas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera