Sport

Titulli kampion mbërrin 5 javë përpara në Paris

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 16 April 2018

7 gola si 7 tituj kampionë ne palmaresin e attë të futbollit francez. Në Paris është festa e titullit, pasi fitorja 7-1 ndaj rivalëve direktë për titull Monaco, siguron matematikusht edhe vendin e parë në Ligue 1.

Ishte si nje ndeshje kontrolli takimi i luajtur në ‘Parc des Princes’ me PSG që u inponuar fuqishëm ndaj miqve nga Montecarlo. Lo Celso hapi serinë e golave pas një pasimi nga Dani Alves që në minutën e 15. Dy minuta më vonë Cavani me golin e 26 sezonal bëri shifrat 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Emery nuk i përmbajt në pjesën e parë dhe me Di Marian e më pas sërish me Lo Celso bëri 4-0. Goli i Rony Lopez në minutën e 38 përmblodhi të gjithë kronologjinë e pjesës së parë.

-Advertisement-

Me fillimin e së dytës Di Maria shënoi golin e dytë personal të mbrëmjes dhe plotësoi shifrat 5-1. Rezultati u bë tenistik në minutën e 76, kur Falcao devijoi me kokë një top të ardhur nga këndi. Pa ardhur fërshëllima e fundit në listën e golashënuesve r shënoi emrin dhe Draxler për finalen 7-1.

PSG tani është 17 pikë përpara kur duhen ende edhe 5 ndeshje nga përfundimi i sezonit. Ky është titulli i 7 kampion per skuadrën pariziene.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera