Sport

FFK filloi projektin “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”

Autori: Gazeta inFokus 00:31 | 15 April 2018

Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të strategjisë zhvillimore në realizimin e projekteve të ndryshme në partneritet me UEFA-në, e që kanë për qëllim masovizimin e futbollit tek të rinjt, sot, në Prizren, ka nisur projektin e radhës në formë turneu “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin shkollor”, i cili u organizua në bashkëpunim me Shoqatën e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prizren, e që do të organizohet edhe në gjashtë qytete tjera të Kosovës, derisa turneu final do të zhvillohet në kryeqytet, shkruan infokusi.

Në këtë turne morën pjesë 8 ekipe nga shkollat fillore të komunës së Prizrenit dhe në ditën e parë u zhvilluan katër ndeshje. Qëllimi i realizimit të këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit për futbollin tek vajzat në shkolla dhe rekrutimi i talenteve në futbollin e organizuar, në mënyrë që të ketë masovizim të këtij sporti në vendin tonë.

Gjatë ndeshjeve të këtij turneu tek vajzat e reja shihej se ka brumë dhe talent për futbollin, porse nevojitet që ato t’i përkushtohen këtij sporti në shkolla të futbollit dhe klube, gjë e cila edhe synohet me këtë projekt. Gjithsesi, ishte kënaqësi të shohësh se si njomaket kënaqeshin me lojën e futbollit dhe sa me përkushtim garonin për rezultat. Nesër do të luhen ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja e këtij turneu në Prizren, derisa projekti do të vazhdojë me turnetë në qytetet tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera