Batatina: Mirlind Daku si Fadil Vokrri
Autori: Gazeta inFokus
17:50 | 14 April 2018
Llapi ka marrë tri pikë të mëdha, duke mposhtur Lirinë në Prizren me rezultat 2:1.
“Duke e njohur Lirinë që ka shumë futbollistë cilësorë e me përvojë nga Shqipëria, ne u desh që të luajmë me një taktikë të lojës 4-4-2 e cila funksionoi dhe kështu iu hakmorëm Lirisë për humbjen që na kishte shkaktuar në Podujevë”, deklaroi Batatina për SuperSport.
Ai vijoi duke thënë se në pjesën e dytë ekipi i tij luajti hapur.
“Në Pjesën e dytë hapa kartat duke u thënë futbollistëve se, ose t’i marrim tri pikë ose t’ia japin Lirisë. U mbrojtëm mirë dhe arritëm të fitojmë”, shtoi Batatina, i cili foli edhe për Mirlind Dakun e Mentor Zhdrellën.
“Nga koha e Fadil Vokrrit e këndej nuk kam parë lojtar si Mirlind Daku që me vetëm 19 vjet të gjuajë penallti të tillë, është fantastike. Gjithashtu edhe Mentor Zhdrella, një futbollist që nuk ndalet për asnjë sekond së vrapuari. Duhet të mësojmë shumë nga ai”.
Krejtësisht në fund, Batatina theksoi se ekipi i tij nuk është dorëzuar në luftë për titull.
“Do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, jemi të qetë dhe të shohim se çka do të dalë. Kemi ndeshje direkte me Dritën dhe Prishtinën. Presioni më nuk është te ne, pasi nuk jemi në vend të parë”, përfundoi Batatina.
Llapi është në pozitën e tretë dhe ka pesë pikë më pak se lideri, Drita që ka një lojë më pak të luajtur.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viktimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...



































